Rosonerët kanë goditjen e parë për merkaton e janarit.
Milan mbrëmë u ndal përsëri në transfertën me Cremonsen duke barazuar 0:0.
Napoli është shkëputur 8 pikë nga Rosonerët dhe Milan pritet të bëjë disa goditje në merkaton e janarit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Ruslan Malinovskyit nga Atalanta në merkaton e janarit.
Mesfushori ukrainas pritet të largohet nga Atalanta, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Gasperinit.
Malinovskyi ka luajtur në 12 ndeshje këtë sezon duke realizuar 1 gol dhe 1 asistim, ndërsa kontrata i skadon në fund të sezonit.
Vlera e ukrainasit në treg është 30 milionë euro, por Milan pritet të paguaj 15 milionë euro për kartonin e tij.