Barcelona dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.
Barcelona dhe Inter u përballën në Ligën e Kampionëve dhe në fund fitues dolën Neroaxurët duke eleminuar Blaugranët.
Edhe përkundër rivalitetit në fushë, dy gjigantët europian mund të bashkëpunojnë në merkaton e janarit.
Mesfushori ivorian, Franck Kessie është njëri nga lojtarët më të përfolur te Barcelona, pasiqë është i lidhur me një rikthim në Serie A.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barcelona është e gatshme tia ofrojë Interit kartonin e Kessie në këmbim të Federico Dimarcos.
Mbrojtësi italian po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 4 gola dhe 4 asistime në 25 ndeshje.
Drejtuesit e Barcelonës e kanë piketuar Dimarcon si pasardhësin ideal të Jordi Albas, i cili pritet të largohet në janar.
Inter nuk ia ka mbyllur derën këtij shkëmbimi dhe bisedimet mes klubeve pritet të fillojnë së shpejti, shkruan Calcio Mercato.