Milan dhe PSG kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Pierre Kalulu është njëri nga lojtarët më të kërkuar të Milanit, saherë që afrohet afati kalimtar.
Milan e bleu Kalulun për 1 milionë euro, ndërsa falë paraqitjeve mbreslënëse me Rosonerët, vlera e tij në treg është rritur në 40 milionë euro.
PSG është njëri nga gjigantët europian që synon transferimin e Kalulus dhe sipas raportimeve të fundit francezi mund të transferohet në Parkun e Princave falë një super shkëmbimi.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG është e gatshme t’ia ofrojë Milanit kartonin e Kimpembe në këmbim të Kalulus.
Kimpembes i skadon kontrata në vitin 2024 dhe Parisienët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit.