“Tërmet” në kupolën drejtuese të Juventusi! Klubi italian po kalon momente të vështira në aspektin menaxherial dhe sportiv.
Vitet e fundit kanë qenë zhgënjyese për tifozët e bardhezinjve, ndërkohë që sot ka ardhur dorëheqja e drejtuesve të lartë.
Gjithë anëtarët e bordit drejtues kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga drejtimi i rekordmenëve të futbollit italian pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme.
Mes të larguarve janë edhe presidenti Andrea Agnelli, CEO Maurizio Arrivabene dhe zv presidenti Pavel Nedved.
Sipas Calcio Mercato, arsyeja e dorëheqjes është hetimi nga prokuroria e Torinos për mashtrim financiar. Juventusi është nën hetim për bilance fiktive dhe plusvalenza fiktive lojtarësh.
Për bilanc fiktiv përveç dënimit që parashikon kodi penal italian për drejtuesit, në regulloren e Lega Calcio parashikohet skualifikimi i klubit në një kategori më poshtë (Serie B).