Tërmet te Juventusi: Ja sa vite burg pritet të dënohen drejtuesit 😱

Juventusi po dridhet dhe bashkë me të gjithë ambienti i Juventusit ende i tronditur nga tsunami që ka goditur klubin.

Dorëheqja e kryetarit Andrea Agnelli dhe e Bordit për zhvillimet e hetimit të Prisma-s për fitimet kapitale fiktive dhe “manovrën e pagave” të dyshuara në prag të miratimit të buxhetit të ri, ishte një rrufe në qiell te hapur.

Klubi italian po kalon momente të vështira në aspektin menaxherial dhe sportiv, ndërsa sipas raportimeve të fundit dorëheqja e drejtuesve nuk do ti shpëtojë ata nga burgu.

Calcio Mercato, ka intervistuar avokatin e njohur italian Giusepe La Scala i cili ka deklaruar se drejtuesit e Juventusit rrezikojnë 12 vite burg për veprën e kryer.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here