Emocionale: Të tjerët festojnë me Lautaron, ndërsa Messi me Emi Martinez (VIDEO)

Pas 120 minutash beteje dhe pas goditjes se penalltive, Argjentina kualifikohet ne gjysmefinalen e Kupes se Botes ku e pret keshtu Kroacia e Luka Modric.

Nje ndeshje e jashtezakonshme dhe e pabesueshme ajo qe e sotmja mes dy kombetareve. Kur u duk se Argjentina mund ta fitonte ne 90 minuta me dy golat e shenuar nga Molina dhe Messi, pikerisht Weghorst do te ndizej ne fund dhe do te barazonte shifrat ne 2-2…

Por, nga pika e bardhe e penalltive, Emiliano Martinez, portieri i Argjentines, ka qene i jashtezakonshem duke neutralizuar dy te tilla ndaj Van Dijk dhe Berghius.

Per Argjentinen shenuan Messi, Paredes dhe Montiel, ndersa per tulipanet shenuan si Koopmeiners dhe Weghorst.

Por Enzo Fernandez rihap diskutimin dhe llogarite duke humbur penaltine e tij dhe Luuk De Jong nuk gaboi. Por ne fund Lautaro Martinez nuk ka falur dhe ka kualifikuar kombetaren e tij!

Emiliano Martinez dhe Lionel Messi jane padyshim heronjte e Argjentines sonte, ndersa fansat kane kapur nje moment emocional te dyshes.

Pas penalltise se Lautaros, lojtaret e Argjentines kane vrapuar per te festuar me El Toron, ndersa Messi ka festuar me Emiliano Martinez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here