BOMBË: Juventus transferon yllin e Milanit për €50m

Lajm bombastik nga Italia, Juventus transferon yllin e Milanit.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Juventusi, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për merkaton e verës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e yllit të Milanit, Pierre Kalulu.

Pierre Kalulu është njëri nga lojtarët më të kërkuar të Milanit, saherë që afrohet afati kalimtar.

Milan e bleu Kalulun për 1 milionë euro, ndërsa falë paraqitjeve mbreslënëse me Rosonerët, vlera e tij në treg është rritur në 40 milionë euro.

Juventus e ka piketuar francezin si pasardhësin ideal të Leonardo Bonuccit dhe për kartonin e tij janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro.

Kalulu konsiderohet si i paprekshëm nga drejtuesit e Milanit dhe Rosonerët vështirë se do t’ia shesin francezit rivalëve të përjetshëm.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here