Oferta prej €100m ka arritur: Lautaro ka skuadër të re

Oferta stratosferike ka arritur, Lautaro Martinez largohet nga Interi.

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez është lojtari më i kërkuar i Interit për disa vite me rradhë.

Lautaro ka realizuar 8 gola dhe 6 asistime në 21 ndeshje të luajtura këtë sezon me Interin, ndërsa në Botëror me Argjentinën zhgënjeu me paraqitjet e tij.

Drejtuesit e Interit janë duke konsideruar shitjen e Lautaros verën e ardhshme, në rast se sigurojnë shërbimet e Marcus Thuram.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Atletico Madrid është e gatshme të ofrojë 100 milionë euro për kartonin e Lautaros.

Madrilenët pritet të arkëtojnë para nga shitja e Joao Felix dhe e kanë piketuar Lautaron si zëvendësuesin ideal.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here