Shkëmbim spektakolar: De Paul bëhet Rosoner, ndërsa ylli i Milanit te Atletico

Lajm bombastik nga Italia, Milan dhe Atletico shkëmbejnë yjet e tyre.

Mesfushori argjentinas, Rodrigo De Paul është i lidhur me një rikthim në Serie A, sipas raportimeve të fundit.

De Paul u transferua te Atletico për 45 milionë euro, por argjentinasi nuk ka arritur të ambientohet më së miri në Wanda Metropolitano dhe dëshiron rikthimin në Itali.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Atletico Madrid ia ka ofruar Milanit kartonin e De Paul në këmbim të Ismael Bennacer.

Bennacer është i lidhur me një largim nga Milani në fund të sezonit, pasiqë kontrata i skadon në vitin 2024.

Në rast se Rosonerët nuk arrijnë marrëveshje me algjerianin për rinovimin e kontratës, drejtuesit e kuq e zi janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Atleticos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here