Lajm bombastik nga Italia, Antonio Conte rikthehet te Juventusi.
Antonio Conte është njëri nga trajnerët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive dhe në fund të sezonit pritet të largohet nga Tottenham.
Tottenham renditet në pozitën e 5-të në Premier League me 5 pikë më pak se Manchester United në pozitën e 4.
Conte nuk planifikon ta rinovojë kontratën me Spurs dhe në verë do ta merr drejtimin e Juventusit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Conte e ka piketuar përforcimin e parë te Juventusi.
Sipas Calcio Mercato, Conte synon transferimin e mesfushorit danez, Pierre-Emile Hojbjerg, i cili po shkëlqen me Tottenham këtë sezon.
Hojbjerg ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon me Spurs dhe ka realizuar 5 gola dhe 1 asistim, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2025.
Për të siguruar shërbimet e danezit, Biankonerët do të shpenzojnë 40-45 milionë euro verën e ardhshme.