E bujshme: Milan transferon yllin e Arsenalit për €40m

Cardinale hap thesin, Milan transferon yllin e Arsenalit.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e e parë për merkaton e verës.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Maldini e ka gjetur profilin e duhur në Francë.

Sipas Calcio Mercato, Milan synon transferimin e yllit anglez, Folarin Balogun. 21-vjeçari është futbollist i Arsenalit, por i huazuar te klubi francez Stade Reims.

Balogun ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 10 gola, ndërsa për shërbimet e tij Arsenali kërkon 40 milionë euro.

Maldini e ka piketuar Balogun si përforcimin ideal dhe Rosonerët do të ndjekin me vëmendje paraqitjet e tij deri në fund të sezonit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here