Lajm i bujshëm nga Italia, Emre Can rikthehet në Serie A.
Mesfushori i Borussia Dortmund, Emre Can bëri bujë në mediat sportive me duke deklaruar se nuk është i kënaqur me statusin e tij në skuadër.
Mesfushori defanziv ka luajtur vetëm 875 minuta këtë sezon dhe dëshiron largimin nga Borussia Dormtund gjatë këtij afati kalimtar.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët italian.
Sipas Calcio Mercato, Milan dhe Inter kanë shfaqur interesim për transferimin e Emre Can gjatë këtij muaji.
Emre Can ka luajtur për dy sezone në Serie A me fanellën e Juventusit duke fituar dy Scudetto.
Kontrata e 29-vjeçarit me Dortmundin skadon në vitin 2024 dhe për kartonin e tij gjigantët nga Milano do të duhet të shpenzojnë 10 milionë euro.
Milan konsiderohet favorit për të siguruar shërbimet e Can, pasiqë te Rosonerët do ta ketë të garantuar pozitën e titullarit.