Goditje në fund të merkatos, Milan transferon yllin e Serie A.
Milan nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2023. Rosonerët në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar dy humbje, kanë barazuar dy herë dhe kanë marrë vetëm një fitore.
Drejtuesit janë të shqetësuar me rezultatet e skuadrës dhe janë të kryejnë më së paku një përforcim gjatë këtij afati kalimtar.
Objektivi kryesorë i Rosonerëve gjatë këtij muaji ishte transferimi i Zaniolos, por kërkesat e larta të Romës kanë zmbrapsur Milanin.
Drejtuesit e Milanit kanë vendosur që gjatë këtij afati kalimtar të transferojnë një mbrojtës, pas paraqitjeve të dobëta të skuadrës.
Sipas Calcio Mercato, Milan ka nisur bisedimet me Fiorentinën për transferimin e mbrojtësit brazilian, Igor Julio.
Mbrojtësi brazilian ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 10 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajn.