Inter transferon dy yjet e Serie A për 80 milionë euro.
Inter mbrëmë u ndal nga Sampdoria në transfertë duke barazuar me rezultat 0-0.
Neroaxurët renditen në pozitën e dytë në Serie A me 15 pikë më pak se Napoli dhe në verë pritet një revolucion në skuadër.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se drejtuesit e Interit kanë piketuar dy objektivat e para për merkaton e verës.
Sipas Calcio Mercato, Inter do të hidhet në sulm për transferimin e dyshes së Atalantës, Hojlund-Scalvini.
Hojlund po shkëlqen me Atalantën këtë sezon duke realizuar 6 gola dhe 2 asistime në 20 ndeshje të luajtura.
Scalvini gjithashtu po bën një sezon të shkëlqyeshëm me Atalantën dhe Neraoxurët e kanë piketuar si zëvendësuesin ideal të Milan Skriniar.
Për të siguruar shërbimet e dyshes së Atalantës, Inter do të duhet të paguaj 80 milionë euro.
Neroaxurët pritet të arkëtojnë 90 milionë euro nga shitja e Dumfries-Brozovic dhe paratë nuk do të jenë problem për të transferuar dyshen e Atalantës.