Lajm bombastik, Pogba largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.
Mesfushori francez, Paul Pogba, pritet të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, pasiqë rikthimi i tij ka rezultuar një dështim.
Pogba u rikthye te Juventusi verën e kaluar, por pësoi një lëndim ende pa filluar sezoni dhe ende nuk e ka luajtur asnjë ndeshje me Biankonerët.
Francezi ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2026, por drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë të gatshëm ta shesin në verë për një shifër modeste prej vetëm 10 milionë eurove.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Pogba do të mbetet në Serie A, pasiqë nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani.
Rosonerët synojnë transferimin e Pogba-s në merkaton e verës dhe Maldini do të kontakojë së shpejti agjentin e francezit.
Për tu realizuar ky transferim, Pogba do të duhet të pranojë një pagë më të ulët sesa paga që përfiton te Juventusi prej 8 milionë eurove në sezon.