Shkëmbimi i merkatos së verës, Joao Cancelo rikthehet në Serie A.
Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo bëri bujë të madhe në merkaton e janarit, kur u largua nga Manchester City, pas problemve me Guardiolën.
Cancelo iu bashkua Bayernit në formë huazimi, por gjërat për portugezin nuk po ecin mirë as në Allianz Arena.
Portugezi ka luajtur vetëm 314 minuta me Bavarezët dhe drejtuesit e Bayernit nuk do ta aktivizojnë opsionin e blerjes prej 70 milionë eurove.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon rikthimin e Cancelos dhe ky operacion mund të realizohet falë një super shkëmbimi.
Sipas Calcio Mercato, Manchester City ia ka kërkuar Interit kartonin e Alessandro Bastonit në këmbim të Cancelos.
Te Inter janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë kontrata e Bastonit skadon në vitin 2024.