Lajm i bujshëm nga Italia, Luka Modric transferohet në Serie A.
Mesfushori kroat, Luka Modric, pritet të largohet nga Reali në verë pas 11 sezoneve me fanellën e Los Blancos.
Te Reali priten ndryshime të mëdha në verë dhe Modric nuk bën pjesë në planet e drejtuesve për sezonin e ardhshëm.
Kroati në verë do të jetë futbollist i lirë dhe sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në Serie A.
Sipas Calcio Mercato, Inter, Juventus dhe Roma synojnë transferimin e kroatit me parametra zero në merkaton e verës.
Modric preferon të mbetet në Europë edhe përkundër ofertave stratosferike nga Arabia Saudite dhe gjigantët italian do të duelojnë për shërbimet e tij.