Skandali i rradhës: Dy gjigantë italian nën hetim për mashtrim financiar

Skandali i rradhës në Serie A, tre skuadra nën hetim.

Guardia di Financa e Romës me urdhër të Porkurorisë ka vijuar kontrollet në selitë qëndrore të 3 skuadrave italiane të futbollit dhe konkretisht Lazio, Roma e Salernitana.

Sipas informacioneve të cilat publikojnë mediat italiane, këto skuadra po hetohen në aspektin financiar ku janë konstatuar disa shkelje, ndërsa janë sekuestruar dokumentet e ndryshme të cilat tashmë kanë kaluar në duart e prokurorëve.

Kontrollet janë zhvilluar pasditen e së mërkurës, ndërsa nën hetim është dhe ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, aktualisht drejtor sportiv tek Lazio, Igli Tare, si dhe presidenti Klaudio Lotito.

Sipas Tuttosport, ka dyshime se skuadrat në fjalë kanë përdorur fatura false për transferimin e lojtarëve.

Konkretisht në rastin e Lazios dhe Salernitanës ku hetimi lidhet në periudhën 2017-2021 teksa bëhet me dije se janë shitur 7 lojtarë, dokumentacioni i të cilëve është i parregullt.

E njëjta gjë dhe me skuadrën e Romës, ku në po të njëjtën periudhë kohore po hetohen shitblerjet e 11 lojtarëve, mes tyre Pellegrini, Tumminello, Frattesi, Diabye Cristante.

Nën hetim janë edhe ish-administratorët e deleguar të verdhekuqve Umberto Gandini dhe Guido Fienga, ish-zëvendës presidenti ekzekutiv.

Fokusit të hetuesve nuk i kanë shpëtuar as ish-drejtori ekzekutiv Mauro Baldissoni si dhe menaxherë të disa futbollistëve. Dënimet ndaj këtyre skuadrave pritet të jenë thuajse si ato ndaj bardhezinjve të Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here