Oferta stratosferike ka arritur, Rasmus Hojlund largohet nga Atalanta.
Rasmus Hojlund është zbulimi i madh i Atalantës këtë sezon. Sulmuesi danez ka realizuar 19 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Falë paraqitjeve mbreslënëse, Holjlund ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe Atalanta do ta ketë të vështirë ta mbajë atë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Chelsea ka nisur bisedimet me Atalantën për transferimin e Hojlund.
Blutë e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë 65 milionë euro për kartonin e Hojlund, shifër të cilën Atalanta pritet ta pranojë.