Lajm i bujshëm nga Italia, Mateo Kovacic rikthehet në Serie A.
Mesfushori i Chelsea, Mateo Kovacic, do të largohet nga Stamford Bridge në verë pas përfundimit të sezonit.
Kroatit i skadon kontrata me Blutë e Londrës në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka realizuar 2 gola dhe 1 asistim në 29 ndeshje të luajtura.
Kovacic nuk dëshiron ta rinovojë kontratën dhe sipas raportimeve të fundit do ta vazhdojë karrierën në Serie A.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e Kovacic në merkaton e verës.
Neroaxurët e kanë piketuar Kovacic si zëvendësuesin ideal të Brozovic dhe Marotta ka nisur bisedimet me agjentin e kroatit. Për të siguruar shërbimet e Kovacic, Inter do të paguaj 30 milionë euro.