Retegui në Serie A, por jo tek Interi.
Mateo Retegui, është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pas debutimit mbreslënëse me Italinë.
Retegui shënoi në debutim ndaj Anglisë, ndërkohë që realizoi edhe në suksesin 0-2 në Maltë.
Në kampionatin e Argjentinës, Retegui ka realizuar 7 gola në 10 ndeshje të luajtura dhe në verë 23-vjeçari pritet ta bëjë transferimin e karrierës.
Ditët e fundit është shkruar se Retegui do ta vazhdojë karrierën te Interi, por sipas raportimeve të fundit një tjetër gjigant italian është pranë transferimit të argjentinasit.
Sipas Gazzetta dello Sport, Juventus është në pole position për të siguruar shërbimet e Retegui, pasiqë Biankonerët janë të gatshëm ta paguajnë menjëherë klauzolën prej 18 milionë eurove.
Te Interi ende nuk kanë vendosur se a do ta vazhdojnë huazimin e Lukakut apo do ta transferojnë Thuram me kosto zero.
Gazzetta dello Sport, shkruan se Juventus ka përfituar nga kjo mundësi dhe Biankonerët janë hedhur tashmë në sulm për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit.