Inter dhe Atletico shkëmbejnë yjet e tyre.
Nga fusha në merkato, këta janë muaj shumë intensivë për Inter-in e Simone Inzaghi-t.
Merkato e verës e zikaltërve do të varet edhe nga rezultatet në fund të sezonit, por Marotta dhe Ausilio janë vënë tashmë në punë duke piketuar disa përforcime.
Një nga emrat e lidhur me klubin milanez është Alvaro Morata. Spanjolli është i lidhur me një rikthim në Serie.
Sipas Calcio Mercato, Atletico Madrid ia ka ofruar Interit kartonin e Moratas dhe 10 milionë euro në këmbim të Hakan Calhanoglut.
Calhanoglut i skadon kontrata me Neroaxurët në vitin 2024 dhe në rast se nuk e rinovon atë, zikaltrit janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Atleticos.