Marrëveshja është arritur, Milan siguron goditjen e parë për merkaton e verës.
Milan mbrëmë triumfoi si nikoqir ndaj Napolit me rezultat 1-0 dhe Rosonerët do të kenë avantazh minimal për ndeshjen e kthimit.
Përveç rezultateve në fushë, Rosonerët po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm dhe sipas raportimeve të fundit kanë siguruar goditjen e parë për merkaton e verës.
Sipas Calcio Mercato, Milan ka arritur marrëveshje me yllin e Empolit, Tommaso Baldanzi.
Baldanzi po shkëlqen këtë sezon me Empolin duke realizuar 4 gola në 21 ndeshje të luajtura, ndërsa për kartonin e tij Milan do të paguaj më së paku 15 milionë euro.