Juventus dhe Liverpool janë dy klube në elitën europiane, ndër më të mirët në historinë përkatësisht të Italisë dhe Anglisë.
Ky sezon nuk ka qenë i lehtë për të dy, duke u përballur me probleme të rëndësishme që kanë frenuar ambiciet e të dy klubeve.
Duke pasur parasysh vështirësitë e këtij sezoni, anglezët janë gati për një merkato të nivelit të lartë dhe për këtë arsye duket se kanë vënë syrin te Seria A. Më konkretisht flitet për mesfushorine Juves Manuel Locatelli.
Lojtari kaloi tek Juventus pas tre vitesh te Milan dhe tre te Sassuolo, por këtë herë do të largohej nga klubi i tij, vetëm pas dy sezonesh. Locatelli luajti 43 ndeshje në kampionat dhe kupë sezonin e kaluar dhe 38 të tjera për momentin, në të gjitha kompeticionet. Vlera e tregut për momentin, 30 milionë euro.
Sipas asaj që ka thënë TeamTalk, zgjedhja e parë e Klopp megjithatë luan sot në Nice dhe quhet Khepren Thuram. Djali i ish-lojtarit të Juventusit, Lilian, ka lindur në vitin 2001 dhe kuqezinjtë francezë e vlerësojnë 44 milionë euro.
Fakti që Liverpool, me shumë mundësi, nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm gjithashtu mund të mos jetë problem sepse ka shumë gjasa që Juve gjithashtu të mos mund të arrijë atje.
Gjithsesi, pas dy sezoneve të shkëlqyera me bardhezinjtë, që pasojnë edhe gjashtë vite të tjera në nivele të larta në Serinë A, lojtari i datëlindjes ’98 mund të kalojë në Merseyside, pasi ka përfunduar mes emrave kryesorë të skuadrës historike angleze.
Klopp-it i pëlqen Locatelli. Për më tepër, vlera e tregut e Manuel Locatelli mund të mos jetë me interes për anglezët të cilët tani kanë humbur trenin për katër vendet e para në Premier League këtë vit.
Liverpool ka disa teprica dhe mes tyre janë Jordan Henderson, Thiago, Fabinho dhe James Milner. Një nga këto mund të jetë zëvendësuesi i duhur për Locatelli-n tek Juventus.
Me pak fjalë, do të kishim të bënim me një shkëmbim të mundshëm mes dy klubeve: Locatelli në Anfield, Thiago Alcantara në Torino. Në fakt, Juve do ta donte shumë spanjollin që nuk po gjen hapësira në skuadrën e tij aktuale.
Për këtë arsye, pas tre sezonesh dhe në moshën 32-vjeçare, ai mund të largohet nga Liverpool. Ideja e një shkëmbimi mes dy kampionëve është të paktën diçka për t’u menduar dhe nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë.