E bujshme: Giorgio Chiellini rikthehet në Serie A

Giorgio Chiellini drejt rikthimit në Serinë A.

Të paktën kështu beson administratori i Sassuolos, Giovanni Carnevali, i cili deklaroi se shpreson ende që mbrojtësi veteran të veshë fanellën e zijeshilëve.

Carnevali nuk e ka fshehur kurrë admirimin për mbrojtësin italian, aq sa në 2020-ën u tregua i gatshëm t’i ofrojë një kontratë 3-vjeçare, megjithatë Chiellini zgjodhi të qëndrojë te Juventus.

Aktualisht mbrojtësi 39-vjeçar luan me Los Angeles FC në MLS-në amerikane, megjithatë duket se e josh ideja për të luajtur edhe një sezon në elitën e futbollit italian.

Administratori i Sassuolos pranon se ka nisur kontaktet e para dhe shpreson që të bëjë realitet ëndrrën e tij, ta shohë Chiellinin të luajë me fanellën e skuadrës emiliane.

“Ndoshta pas aventurës te Los Angeles, do të ketë dëshirën të bëjë edhe një sezon në Itali. Unë nuk i kam humbur shpresat dhe jam gati t’i plotësoj dëshirat. Ai do të na ndihmonte të rrisnim më shpejt të rinjtë tanë. Është një super-profesionist”, deklaro Carnevali.

I konsideruar ndër mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij, në nivel individual ai u zgjodh tre herë mbrojtësi më i mirë AIC (2008, 2009 dhe 2010, ky i fundit ndau me Walter Samuel), si dhe u emërua pesë herë në ekipin AIC të vitit (2013, 2015, 2016, 2018 dhe 2019), tre herë në Ekipin e Vitit ESM (2013, 2015 dhe 2018), dy herë në UEFA Ekipi i kampionëve të sezonit të Ligës (2015 dhe 2018) dhe një në Skuadrën e Vitit të UEFA-s (2017);

më parë, në fushën e të rinjve ai ishte përfshirë nga UEFA në Dream Team të kampionatit evropian U-21 2007 dhe në 11-të e të gjitha kohërave të kampionatit evropian U-21 (2015). Më në fund, në vitin 2021, ai përfundoi i 13-ti në renditjen e Topit të Artë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here