Lajm i bujshëm nga Italia, Simone Inzaghi largohet nga Interi.
Inter pësoi disfatën e 11-të këtë sezon në Serie A duke u mposhtu nga Monza në Meazza në xhiron e 29-të.
Neroaxurët kanë tre ndeshje rradhazi që nuk kanë fitore dhe madje nuk kanë arritur të shënojnë as edhe një gol.
Drejtuesit e Interit kanë vendosur që ta shkarkojnë Inzaghin menjëherë pas përfundimit të sezonit aktual.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke zbuluar trajnerin që do ta merr drejtimin e Interit.
Sipas Calcio Mercato, trajner i Interit sezonin e ardhshëm do të jetë Roberto De Zerbi, i cili aktualisht është trajner te Brighton.
Strategu italian po bën një punë të shkëlqyeshme në Premier League me Brighton dhe për momentin renditet në pozitën e 7-të që siguron një vend në Europa League.