Deklarata e Calabrias pas disfatës me Interin tërbon fansat e Milanit.
Milan mbrëmë u mposht nga Interi me rezultat 0-2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve dhe Rosonerët janë shumë pranë eleminimit.
Rosonerët pësuan dy gola brenda tre minutave dhe kjo çekuilibroi edhe më tepër skuadrën e Piolit.
Calabria ishte fajtor te goli i parë i Edin Dzekos në minutën e 8, pasiqë nuk arriti ta markojë mirë sulmuesin boshnjak.
Pas përfundimit të ndeshjes Calabria u intervistua nga Sky Sport dhe deklarata e tij ka tërbuar fansat e Milanit.
Calabria pas ndeshjes deklaroi: “Sulmet e tyre na vunë në vështirësi. Dzeko është shumë më i madh se unë, nuk kisha çfarë të bëja. Ne gjithmonë kemi vuajtur ndaj tyre”.
Kjo deklaratë e Calabrias duke pranuar inferioritetin ndaj Neroaxurëve ka tërbuar fansat e Milanit duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.