Një tjetër hap i gabuar, i radhës në një sezoni që padyshim nuk është në nivel për sa i përket kampionatit.
Milan i Stefano Pioli ka marrë edhe një rezultat negativ në fushën e Spezias, gjë që e komplikon më tej kualifikimin për në Champions League.
E sotmja është një kafshatë shumë e hidhur, jashtëzakonisht e vështirë për t’u tretur. Aq më tepër duke pasur parasysh se vetëm pak ditë më parë, kuqezinjtë u detyruan të dorëzoheshin përballë trajnerit Simone Inzaghi dhe Interit të tij, në fund të Euroderbit të parë të vlefshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale të kompeticionit më të lartë europian.
Pioli ka komentuar kështu ndeshjen zhgënjyese të mbrëmjes së sotme: “Ka munguar vazhdimësia gjatë ndeshjes. Ne luajtëm një pjesë të parë të mirë, por në të dytën nuk ishim më të rrezikshëm. Kemi luajtur një ndeshje nën mundësitë tona”.
A besoni te përmbysja ndaj Interit?
“Duhet të besojmë se mund ta mposhtim Interin nëse luajmë futbollin tonë. Sepse në dy shfaqjet e fundit nuk kemi qenë në nivel. Ne vetëm mund të besojmë dhe shpresojmë të shfrytëzojmë të gjitha cilësitë tona”.
A pati impakt Championsi?
“Është normale që e kemi në mendje, por kjo ishte një ndeshje e rëndësishme dhe kjo disfatë e komplikon rrugëtimin tonë në Serinë A. Nuk kemi shumë mundësi për të bërë. diçka pozitive”.
“Të martën duhet të besojmë në mundësitë tona dhe se kemi cilësitë për të mposhtur Interin, për të vënë në pikëpyetje rezultatin dhe raundin tjetër.
Çfarë ju thanë fansat?
“Tifozët na kanë stimuluar dhe nxitur”.
Po për Leaon dhe Bennacer?
“Të mos kesh të gjithë lojtarët më të mirë në këto ndeshje të nivelit të lartë, heq diçka. Ne po bëjmë gjithçka për të kompensuar ata që qëndruan sot në shtëpi për të martën. Nëse Leao grumbullohet, ai do të luajë nga minuta e parë. Shpresoj”.