Interi bën goditjen e parë në merkato, zikaltrit me mbrojtës të ri

Interi është shumë pranë realizimit të goditjes së parë në merkato, një goditje që do të vijë për të përforcuar mbrojtjen.

Drejtuesit zikaltër kanë mbyllur një takim në seli me agjentët e Yan Aurel Bisseck, 22-vjeçari i gjatë 196 centimetra që pritet të jetë një tjetër shtyllë e prapavijës së Inzaghit.

Gjermani me origjinë kamerunase aktivizohet në Danimarkë tek Arhus, klub me të cilin ka një klauzolë lirimi prej 7 milionë eurosh.

Të gjitha palët kanë rënë dakord për transferimin e Bisek, që mund të luajë në të gjitha pozicionet e mbrojtjes me tre dhe pritet të jetë pasuesi i Skriniarit, edhe pse sondazhet e drejtuesve për Kulibalinë vazhdojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here