Inter ka gjetur bomberin e ri.
Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter.
Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër te Chelsea teksa mbetet për t’u parë nëse trajneri Mauricio Pochetino do ta përfshijë në planet e tij për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, largimi i mundshëm i Lukakut, nuk gjen të papërgatitur Interin me drejtuesit zikaltër që kanë piketuar zëvendësuesin e belgut.
Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimine Folarin Balogun nga Arsenali. Sulmuesi amerikan i huazuar në Francë te Reims, ka realizuar 22 gola në Ligue 1.
Calcio Mercato shkruan se zikaltrit kanë gati ofertën joshëse për Topçinjtë. Inter do tia ofrojë Arsenalit kartonin e Marcelo Brozovic dhe 20 milionë euro në këmbim të Balogun.
Brozovic do të ishte zëvendësuesi ideal i Xhakës dhe Londinezët janë të hapur për këtë shkëmbim.