Ja si pritet të rreshtohet Interi për sezonin 2023/24.
Inter është gati për të nisur një cikël të ri. Objektivi kryesorë i Neroaxurëve për sezonin e ardhshëm është fitimi i Scudettos.
Calcio Mercato, ka zbuluar se si do të rreshtohet Interi sezonin e ardhshëm me përforcimet e reja.
Në portë pritet të ketë ndryshime, pasiqë Onana është në shënjestrën e disa gjigantëve europian dhe Inter i ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurove.
Kandidati kryesorë për ta zëvendësuar Onanan është portieri i Empolit, Gugliermo Vicario.
Sa i përket vijës së mbrojtjes, Inter po punon për afrimin e Kalidou Koulibaly i cili do ta zërë vendin e lënë bosh nga Milan Skriniar.
Në mbrojtje sezonin e ardhshëm do të rreshtohen Bastoni, Koulibaly dhe Acerbi.
Në mesfushë Inter synon transferimin e Davide Frattesit dhe rikthimin e Achraf Hakimit, që për momentin duket një mision mjaftë i vështirë.
Në vijën e mesfushës zikaltrit synojnë të kenë Di Marcon, Calhanoglun, Barellan, Frattesin dhe Hakimin.
Për vijën e sulmit Inter po punon për huazimin e Lukakut edhe për një sezon dhe në sulm nuk do të ketë ndryshime.