Rosonerët nuk kanë të ndalur.
Milani është gati për të nisur një cikël të ri. Me largimin e Maldinit dhe Massaras, klubi kuqezi do të riformatojë anën teknike në prag të sesionit të ri të merkatos së futbollistëve.
Geoffrey Moncada po punon për përforcimet e sezonit të ri dhe sipas Gazzetta dello Sport, Milan synon transferimin e yllit të Serie A.
Rosonerët kanë siguruar goditjen e parë në mesfushë me Daichi Kamadan i cili pritet të zyrtarizohet ditët në vijim, por nuk mbaron me kaq.
Gazzetta dello Sport, shkruan se Milan synon transferimin e mesfushorit të Lecces, Morten Hjulmand.
Hjulmand shkëlqeu sezonin e shkuar me Leccen dhe Rosonerët e kanë piketuar danezin si zëvendësuesin ideal të Ismael Bennacer.
Transferimi i Hjulmand në San Siro do ti kushtojë Rosononerëve 20 milionë euro, shifër të cilën janë të gatshëm ta paguajn.