Barella bën gati valixhet, Inter transferon dy yje.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që synojnë përforcimin e skuadrës.
Nicolo Barella është lojtari më i kërkuar i Interit dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë për 90 milionë euro.
Calcio Mercato, shkruan se me paratë e arkëtuara nga shitja e Barellas, Inter do të transferojë dy yje.
Neroaxurët do të përforcojnë repartin e mbrojtjes dhe të mesfushës duke transferuar Davide Frattesin dhe Sergej Milinkovic-Savic.