Cesar Azpilicueta transferohet në Serie A.
Mbrojtësi 33-vjeçar Cezar Azpilicueta mund të transferohet tek Inter sezonin e ardhshëm.
Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport”, që sqaron se spanjolli do të jetë pjesë e marrëveshjes për të mbajtur Lukaku edhe për një sezon zikaltër.
Azpiliqueta luan që prej vitit 2012 me Chelsea, ku prej disa sezonesh mban edhe shiritin e kapitenit.
Gjithsesi, trajneri Mauricio Pochettino nuk e sheh spanjollin si pjesë e grupit të skuadrës së “blues” për të ardhmen, ndaj i ka kërkuar klubit që ta largojë.
Cezar Azpiliqueta ka ende edhe një vit kontratë me Chelsea, ndaj ka pranuar transferimin tek Inter, ku do të luajë edhe në Champions League.
Përvoja e tij është e madhe dhe mund të ndihmojë skuadrën zikaltër, duke qenë një zëvendësues i denjë i Skriniar.
Për momentin palët janë duke diskutuar, teksa në tavolinë mes drejtuesve të Chelsea dhe Inter janë disa emra.
Gjithsesi, ky transferim mund të jetë i domosdoshëm për të dyja klubet, pasi mbrojtësi spanjoll konsiderohet një ndër më të mirët në botë.