BOMBË: Lukaku transferohet te rivalët e Interit

Lukaku largohet nga Interi, por mbetet në Serie A.

Ide sensacionale për merkaton e Milanit, nga faqet e “Gazzetta dello Sport”. Sipas asaj që raportohet nga portali online i “rosea”, në fakt, klubi kuqezi do të ishte gati t’i shfrytëzonte paratë e ardhura nga shitja e Sandro Tonalit te Newcastle, rreth 70 milionë euro, plus 5 milionë bonuse, për një ofensivë të pabesueshme drejt Romelu Lukakut.

Qendërsulmuesi belg, i cili ishte i huazuar tek Interi sezonin e fundit, do të kthehet te Chelsea më 30 qershor. Interi ka shprehur tashmë gatishmërinë për ta mbajtur Lukakun, aq sa drejtori i zikaltërve, Piero Ausilio, fluturoi në Londër javën e kaluar për të kërkuar një huazim të ri.

Zgjidhje e refuzuar aktualisht nga Chelsea, i cili do të preferonte ta shiste belgun te klubet e Arabisë Saudite. Romelu nga ana e tij gjithmonë i ka dhënë përparësi Interit, por pista arabe po fiton terren në orët e fundit. Tani del në pah një skenar i paparashikueshëm: Milani do të përpiqet dhe mund t’i ofrojë Chelsea 40 milionë euro për shërbimet e “BigRom”.

Para që Interi nuk mund dhe nuk do t’i vendosë në “pjatë” për të. Nëse konfirmohet lajmi i bujshëm, gjithçka do të jetë në duart e Lukakut. Dashuria e tij zikaltër nuk vihet në dyshim, por opsionet e tregut të transferimeve janë të pafundme…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here