Milan ka piketuar dy përforcime pas dështimit për të siguruar Thuram dhe Frattesi.
Milan mbrëmë u mposht nga Interi në merkato duke humbur shërbimet e Marcus Thuram, ndërsa sipas raportimeve të fundit Frattesi gjithashtu preferon kalimin te Neroaxurët.
Milan do të arkëtojë 80 milionë euro nga shitja e Tonalit, ndërsa Sky Sport Italia, shkruan se Rosonerët kanë ndryshuar fokusin tek dy lojtarë të tjerë.
Për vijën e mesfushës Milan synon transferimin e yllit të Udineses, Lazar Samardzic i cili realizoi 5 gola dhe 4 asistime sezonin e shkuar.
Sa i përket sulmit, Milan po punon për transferimin e njërit nga dyshja Scamacca-Moratta.
Scamacca ka marrëveshje me Romën, por West Ham nuk ka pranuar huazimin e tij dhe Milan mund t’i mposht Giallorosët duke e blerë kartonin e 24-vjeçarit.
Opsioni tjetër është Morata, i cili nuk bën pjesë në planet e Atletico Madrid dhe është i lidhur me një rikthim në Serie A.