Bisedimet kanë filluar, Amrabat te gjiganti italian.
Pas largimit të Sandro Tonalit te Newcastle, Milani po kërkon përforcime për mesin e fushës dhe në orët e fundit ka dalë në skenë një emër i ri, ai i Sofyan Amrabat.
Kuqezinjtë kanë nisur kontaktet e para me mesfushorin që do të largohet nga Fiorentina dhe në ditët e ardhshme pritet që të ketë një takim mes palëve.
Presidenti Commisso e vlerëson kartonin e marokenit rreth 30 milionë euro dhe Fiorentina ka ditë që pret një ofertë zyrtare, që deri tani nuk ka ardhur.
Amrabat synohet nga Barcellona, Atletico Madrid dhe disa skuadra të Premier League.