Pasi fitoi katër nga pesë derbit sezonalë në fushën e lojës, Interi po përgatitet të fitojë edhe derbin e dytë në merkato.
Pas Marcus Thuram, Interi është shumë pranë blerjes së Davide Frattesit.
Sipas asaj që raportojnë specialistët e merkatos Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, mesfushori i Sassuolos nuk ka qenë kurrë kaq pranë transferimit te zikaltrit.
Beppe Marotta duket se e ka mbyllur këtë tratativë për 25 milionë euro plus kartonin e Samuele Mulattierit.
Orët e fundit kanë qenë vendimtare për këtë marrëveshje. Milani u përpoq të ndërhynte në këtë negociatë duke ofruar edhe kartonin e Lorenzo Colombos ose Daniel Maldinit, por pa sukses. Frattesi duket se është i vendosur për të shkuar tek Interi.