Wilfried Zaha është momentalisht pa ekip pasi i ka përfunduar kontrata me Crystal Palace më 30 qershor.
Sulmuesi 30-vjeçar ka vendosur të largohet nga klubi anglez pas tetë viteve aventurë me ta.
Shpesh është folur se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, si shumë prej yjeve të futbollit.
Por siç raportojnë mediat italiane, e ardhmja e Zahas mund të jetë në Serie A.
Ditët e fundit, Lazio ka shfaqur interes për ish-sulmuesin e Manchester United që mund të përforcojë repartin e sulmit. Paga që kërkon Zaha në një sezon është 4 milionë euro.