Inter nuk ka të ndalur, Neroaxurët transferojnë yllin 20 milionësh

Neroaxurët kanë gati goditjen e rradhës.

Merih Demiral është një nga objektivat kryesorë në merkaton e Interit për të zëvendësuar të larguarin Milan Skriniar.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, drejtuesit zikaltër kanë nisur diskutimet me Atalantën dhe diçka të tillë e konfirmon edhe vetë Furkan Yildririm, agjenti i mbrojtësit turk.

Gjatë një interviste për Inter-News.it, përfaqësuesi i Demiral konfirmon se largimi nga Atalanta është diçka e sigurt, ndërsa kanë nisur kontaktet mes palëve.

“Është 101% e sigurt që do të largohet nga Atalanta! Interi është një mundësi konkrete. Negociatat mes dy klubeve janë duke u zhvilluar, por për momentin asnjëri nuk është i gatshëm të bëj një hap më shumë”, përfundoi agjenti i Merih Demiral.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here