Marotta nuk ka të ndalur, Inter transferon yllin e Serie A me parametra zero

Një tjetër goditje me kosto zero nga Marotta.

Inter e ka nisur mjaftë mirë merkaton e verës duke siguruar afrimin e Marcus Thuram dhe Davide Frattesit.

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Neroaxurët po punojnë edhe për përforcime të tjera dhe sipas raportimeve të fundit Marotta ka gati goditjen e rradhës.

Sipas Calcio Mercato, Inter po punon për transferimin e mesfushorit argjentinas, Roberto Pereyra.

Pereyra u largua nga Udinese si lojtarë i lirë, ndërsa sezonin e shkuar argjentinasi realizoi 5 gola dhe 9 asistime në 36 ndeshje të luajtura.

Zikaltrit e kanë piketuar 32-vjeçarin si një përforcim ideal për vijën e mesfushës dhe së shpejti pritet të arrijnë marrëveshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here