Fillon epoka Giuntoli, Juventus transferon yllin 60 milionësh

Giuntoli ka gati dhuratën e parë për Juventusin.

Pas javësh pritje, ja ku vjen njoftimi zyrtar. Kursi i ri i Juventusit nis nga Cristiano Giuntoli.

Ish-drejtori sportiv i Napolit merr të njëjtin post në Torino, me synimin për të gjetur kampionë të tjerë dhe sjellë të ardhura në buxhetin e bardhezinjve. Ai nënshkroi një kontratë 5-vjeçare.

Pas tetë viteve të kaluara në Napoli, të cilat përfunduan me titullin historik të fituar sezonin e kaluar, Giuntoli ndërmerr një aventurë të re në karrierën e tij. Tani për Giuntoli, i lindur në Firence, ish-mbrojtës i Serie D dhe Serie C, është përpara një sfidë e re, ndoshta më e madhja e karrierës së tij: rikthimi i Juventusit në krye të Italisë. Pastaj, edhe në Europë.

Sipas mediave italiane dhurata e parë e Giuntolit për tifozët bardhezi duket se do të jetë sulmuesi i Lille, Jonathan David.

Drejtori i ri sportiv, Cristiano Giuntoli, e kishte në dorë që te Napoli, në rast të ndonjë largimi të mundshëm të Viktor Osimhen, por tashmë mund të përdorë një pakt me Jonathan David për ta sjellë jo më në jug, por në veri të Italisë, te Juventusi.

Sulmuesi i Lille kushton mes 50-60 milionë eurove, por ndoshta kjo shifër mund të ulet disi me kohën, duke u nisur edhe nga fakti se e ka bërë tashmë detyrën në Francë.

23-vjeçari kanadez është një alternativë interesante për bardhezinjtë, por edhe një lojtar me shumë peshë në zonën e sulmit, duke qenë se në 136 ndeshje me Lilën numëron 58 gola. Jo keq për një që sapo e ka nisur karrierën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here