Lajm i bujshëm nga Italia, Joao Mario rikthehet në Serie A.
Mesfushori portugez, Joao Mario, bëri bujë të madhe në vitin 2016 kur nga Sportingu u transferua te Interi për 45 milionë euro.
Por portugezi nuk arriti të lërë gjurmë në Meazza dhe u largua nga Interi pas dy sezoneve.
Joao Mario konsiderohet si një dështim i madh te Interi, por pas transferimit të tij te Benfica, portugezi ka arritur ta gjejë formën e duhur.
Joao Mario realizoi 23 gola dhe 15 asistime në 51 ndeshje sezonin e shkuar, duke e ndihmuar Benfikën të arrijë në çerekfinalet e Champions League.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Joao Mario mund të rikthehet në Serie A gjatë kësaj vere, pasiqë dy gjigant italian synojnë afrimin e tij.
Bëhet fjalë për Romën dhe Juventusin, që janë në kërkim të përforcimeve për sezonin e ri.
Juventus është në kërkim të një mesfushori, pas dështimit për ta transferuar Savic dhe Giuntoli e ka piketuar Joao Marion si përforcim ideal.
Joao Mario ka kontratë me Benfikën deri në vitin 2026, ndërsa për kartonin e tij gjigantët italian do të duhet të paguajnë 15 milionë euro.