Inter transferon bomberin e ri për €35m, nuk është Balogun

Pasi dështoi të rikthejë në skuadër sulmuesin belg Romelu Lukaku, klubi i Inter ka nisur nga puna për të gjetur një lojtar të ri.

Lista e sulmuesve kandidatë është e gjatë, por orët e fundit duket se po konkretizohet pista që synon të sjellë në Milano talentin 20-vjeçar francez Elye Wahi.

Lojtari luan me Montpellier në Francë, ku sezonin e fundit shkëlqeu në League 1, me 19 gola dhe 6 asistime në 33 ndeshje.

Një sulmues ku bashkohen si shpejtësia, nuhatja e golit si dhe shpërthimi para portës.

Paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen e Inter dhe sipas “Gazzetta Dello Sport” zikaltërit synojnë ta sjellin në Serie A.

Te Montpellier po fërkojnë duart nga ky interesim, pasi lojtari vjen nga Akademia e tyre dhe shitja e tij kap shifrën e 35 milionë eurove.

Elye Wahi është edhe pjesë e kombëtares U-21 të Francës dhe konsiderohet si e ardhmja e sulmit të “gjelave”.

Në tri sezonet e fundit lojtari ka njohur një rritje të jashtëzakonshme, duke bërë që konkurrenca të jetë e madhe.

Marotta kërkon të përshpejtojë transferimin e francezit, që ka një kontratë deri në vitin 2025 me Montpellier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here