Youssef En-Nesyri tek një tjetër gjigant italian.
Sulmuesi maroken, Youssef En-Nesyri është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive, pas zërave për transferimin e tij te Juventusi.
En-Nesyri realizoi 18 gola dhe 2 asistime sezonin e shkuar me Sevillan dhe drejtuesit kanë vendosur që ta nxjerrin në shitje marokenin, për të përmirsuar bilancet financiare.
Ditët e fundit është raportuar për transferimin e 26-vjeçarit te Juventusi, por në garë për marokenin është përfshirë edhe një tjetër gjigant italian.
Siç shkruan Calcio Mercato, Roma synon transferimin En-Nesyrit, pasiqë në garë për Moratan janë përfshirë Inter dhe Juventus.
Giallorosët kanë kthyer vëmendjen kah En-Nesyri dhe janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për kartonin e tij.