Zikaltrit me bomber të ri.
Pas përforcimeve si Marcus Thuram, Davide Frattesi dhe Juan Cuadrado, Inter nuk do të ndalet me kaq. Në organikën e Simone Inzaghit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim.
Sipas Calcio Mercato, Inter ka arritur marrëveshje me bomberin e ri. Bëhet fjalë për Folarin Balogun i cili ka rënë dakord të firmos kontratë 5-vjeçare me Neroaxurët, duke përfituar 6 milionë euro në sezon.
Sipas Calcio Mercato, zikaltërit po mundohen që të bindin Arsenalit, që të ulë kërkesat për sulmuesin amerikan.
Fillimisht londinezët kërkonin 50 milionë euro për lojtarin, shifër që tashmë ka shkuar në 40 milionë, por sërish është e lartë për Interin.
Drejtuesit zikaltër po mundohen që të ulin diferencën mes kërkesës dhe ofertës, duke gjetur formulën e duhur dhe bonuset.
Baza e operacionit pritet të jetë 35 milionë euro, që nuk do të paguhen menjëherë, por përmes një huazimi me detyrim blerjeje.