Marotta plaçkit Zonjën e Vjetër.
Juan Cuadrado bëri bujë të madhe javën e shkuar kur vendosi që ti bashkohet Interit, pas gjashtë sezoneve me fanellën e Biankonerëve.
Por sipas raportimeve të fundit Cuadrado nuk do të jetë i fundit për këtë verë, pasiqë edhe një tjetër yll i Juventusit mund ti bashkohet Interit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Alex Sandros.
Sandro ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2024, por braziliani nuk bën pjesë në planet e Allegrit dhe Inter mund ta transferojë atë me lehtësi.
Neroaxurët e kanë piketuar Sandron si zëvendësuesin ideal të Gosens, i cili është pranë largimit nga Meazza.