Benjamin Pavard në Serie A.
Mbrojtësi francez, Benjamin Pavard është njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë kësaj merkatoje, pasiqë pritet të largohet nga Bayerni.
Francezi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me gjermanë që skadon në vitin 2024 dhe synon që të ndryshojë skuadër këtë verë.
Nga Gjermania vijnë lajme se Juventusi ka shfaqur interes për mbrojtësin e Bayernit të Mynihut Benjamin Pavard.
Pas largimit të Juan Cuadrados, Juventusi po kërkon një përforcim në krahun e djathtë.
Ka ardhur Weah, por klubi bardhezi kërkon edhe një tjetër profil lojtari, që të ketë karakteristika më mbrojtëse.
Për të siguruar shërbimet e Pavard, Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro, shifër të cilën Bavarezët pritet ta pranojnë.