Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët arrijnë akordin për transferimin e 8-të

Rosonerët nuk kanë të ndalur.

Mungojnë vetëm detajet e fundit që Yunus Musah të jetë afrimi i tetë i rëndësishëm për Milanin në këtë merkato verore.

Eksperti Fabrizio Romano raporton se palët janë duke negociuar edhe detajet e fundit që lojtari të veshë fanellën kuq e zi.

Marrëveshja mes Musah dhe Milanit është arritur një muaj më parë, por problem ishte kthyer mungesa vendeve të lira për lojtarët ekstrakomunitarë te kuqezinjtë.

Tani që në fuqi u vendos ligji që lojtarët anglezë të mos quhen ekstrakomunitarë në Itali, Milani liroi vende duke bërë kështu të mundur vazhdimin e negociatave me Musah.

Marrëveshja finale pritet të mbyllet pas disa ditësh dhe Musah të zyrtarizohet si blerja më e re e Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here