Bisedimet kanë filluar, Lukaku te gjiganti italian

Lajm bombastik nga Italia, Lukaku rikthehet në Serie A.

Romelu Lukaku është futbollisti më i përfolur në mediat sportive gjatë kësaj merkatoje.

Sulmuesi belg pritej që të mbetet te Interi, por duke parë situatën financiare të zikaltërve, belgu filloi bisedimet me Juventusin.

Kjo thikë pas shpine bëri që Inter të tërhiqet nga blerja e Lukakut, por nga blejra e tij është tërhequr edhe Juventusi, pasiqë Vlahovic nuk do të largohet.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan është në bisedime me Chelsea për transferimin e Lukakut.

Për tu realizuar ky operacion duhen kaluar ka dy pengesa. Chelsea kërkon që Milan ta huazojë Lukakun me detyrim blerjeje, ndërsa Rosonerët dëshirojnë huazimin e belgut me opsion blerjeje.

Pengesa e dytë është paga e lartë e Lukakut prej 12 milionë eurove në sezon. Lukaku do të duhet të pranojë një pagë prej 6 milionë eurove që të mund t’i bashkohet Milanit.

Gjithsesi Milan dhe Chelsea kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Blutë e Londrës dhe besohet se do të gjejnë gjuhën e përbashkët ditët në vijim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here